Katër varka me vela janë përfshirë nga flakët masive në portin e Gouvia-s në Korfuz, ku në rrethana ende të paqarta një mjet lundrues që ishte ankoruar shpërtheu në flakë rreth orës 16:00 këtë të mërkurë.
Një forcë e madhe e Zjarrfikëses ka shkuar në zonë me pesë makina zjarrfikëse. Zjarrfikësit u munduan të largonin edhe skafet e tjera që ndodheshin përreth, për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Marina e Gouvias është një nga më të mëdhatë në Greqi, pasi ka një kapacitet prej 960 varkash, me kalata fikse dhe lundruese.
Sipas përditësimit të fundit nga Zjarrfikësja, katër skafet që u ankoruan dhe morën flakë janë shkatërruar plotësisht, ndërsa të paktën 15 varka që ndodheshin në marinë u hoqën nga pronarët e tyre.