perfshihet nga flaket kamioni ne aksin rrugor lushnje rrogozhine pak metra larg karburantit 64dbccc7d1bd6

Përfshihet nga flakët kamioni në aksin rrugor Lushnje – Rrogozhinë, pak metra larg karburantit

August 15, 2023
1 minut lexim

Një kamion me targa të Tiranës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje Rrogozhinë.

Drejtuesi i kamionit ka parë që ka dalë tym nga pjesa e përparme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është përfshirë nga flaket të cilat u përhapën me shpejtësi.

Flakët ishin të mëdha duke bërë që të krijohej dhe panik te mjetet që kalonin në këtë aks dhe prania e një karburanti rreth 50 meter pranë.

Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjes, Divjakës, dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur vënien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar me tej.

Nga ana e policisë u mor në pyetje drejtuesi i kamionit i cili dha shpjegimet e tij se çfarë ai kishte parë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike të mjetit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

whatsapp sjell vecorine e shume kerkuar per perdoruesit nga kompjuteret dhe laptopet 64dbcb6132189
Story i mëparshëm

WhatsApp sjell veçorinë e shumë kërkuar për përdoruesit nga kompjuterët dhe laptopët

guri i nenes pashke vazhdon te qendroje ne kompleksin e mejes 64dbcea61c60f
Story i radhës

Guri i Nënës Pashkë vazhdon të qëndrojë në Kompleksin e Mejës

Të fundit nga

ShkoLartë