Përfshihet nga flakët gjatë natës banesa në Dropull, në rrezik banesat fqinje! Zjarri u shkaktua nga…

October 22, 2024
1 minut lexim

Një banesë është djegur gjatë natës në fshatin Dervician të Dropullit.

Përhapja e flakëve rrezikoi dhe banesat fqinje, ndaj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të Dropullit dhe të Gjirokastrës për të penguar avancimin e mëtejshëm të zjarrit.

Banesa e djegur është në pronësi të shtetasit G.Çurie. Burrë dhe grua të moshuar përpara tri ditësh udhëtuan në drejtim të Greqisë për të takuar fëmijët që prej vitesh jetonin në emigracion. Zjarri  dyshohet të jetë aksidental, si shkak i një shkëndije elektrike.

Top Channel mëson se zjarri është shfaqur rreth orës 01:37 në një banesë në të cilën për momentin nuk jetonte njeri. Kanë qenë banorët e fshatit Derviçan të cilët të alarmuar nga flakët dhe tymi kanë njoftuar për ndihmë Shërbimin Zjarrfikës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Saranda Imeri: VLEN nuk vepron si paraardhësit

Story i radhës

Për 24 orë janë ngritur 40 aktakuza kundër 70 personave

Të fundit nga

ShkoLartë