perforcimi i nente per kukesin 65aa7624435d1

Përforcimi i nëntë për Kukësin

January 19, 2024
1 minut lexim

Tjetër goditje e Kukësit në merkato. Verilindorët kanë përforcuar sulmin me Nicolai Solodovnicov, 23-vjeçarin moldav që vjen nga skuadra FC Floresti.

Ish-lojtari i Moldavisë U21, shënoi 7 gola në fazën e parë të kampionatit me ekipin e tij.

Gjatë vitit 2023, Solodovnicov regjistroi 25 ndeshje në total me Florestin, duke shënuar 17 gola dhe dhuruar 5 asiste.

Sulmuesi ishte pjesë e Sfintul Gheorghe në dy përballjet e Conference League kundër Partizanit (2021). “Demat” u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 8-4, ndërkohë që Solodovnicov ndëshkonte dy herë ekipin shqiptar.

Tani zbarkon në Superiore me misionin për të ndihmuar skuadrën e Stavri Nicës të sigurojë mbijetesën me golat e tij.

Ky është përforcimi i nëntë në merkaton dimërore për Kukësin, që më parë ka firmosur me emra si Redon Dragoshi, Alexandro Talento, Ryan Felipe, Stefane Abara, Kristjan Rroku, Melos Zenunaj, Geri Selita dhe Kleandro Lleshi.

MARKETING

RENT A CAR

pas capital t nje tjeter artist takon ronaldon 65aa72c0e76a3
Story i mëparshëm

Pas Capital T një tjetër artist takon Ronaldon

kievi sulmi ne depon ruse te naftes eshte pjese e nje hakmarrjeje te drejte 65aa769cc7f5c
Story i radhës

Kievi: Sulmi në depon ruse të naftës është pjesë e një hakmarrjeje ‘të drejtë’

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë