perfitojme 1 miliard euro nga be rama replikon me qytetaret me mbeshtetjen e be cdo sektor do te kete nje buxhet te shumefishuar 67d71fa120e86

“Përfitojmë 1 miliard euro nga BE”, Rama replikon me qytetarët: Me mbështetjen e BE, çdo sektor do të ketë një buxhet të shumëfishuar

March 16, 2025
1 minut lexim

Në rubrikën e përditshme “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama u ndal sërish te rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Në replikë me një ndjekës që mendon se Shqipëria nuk duhet të bëhet pjesë e unionit që është në krizë, Rama i flet me shifra për të kundërtën, duke thënë se me mbështetjen financiare të BE-së, kur të jemi anëtar, çdo sektor do të ketë një buxhet të shumëfishuar për t’u fuqizuar.

“Në 10 vite morëm mbështetje nga Be diçka më shumë se 1 mld euro. Të njëjtën mbështetje më shumë se 1 mld Euro do ta marrim çdo vit. Kështu që voto për PS që të marrim pasaportën europiane të Shqipërisë”, tha Rama.

Rama përgënjeshtron sjelljen e shtetaseve nga Pakistani e Kurdistani si pjesë e ndonjë plani të qeverisë së tij, por gjithsesi kërkon që mos të harrohet historia jonë me emigracionin.

“Si një shqiptar kurrë nuk duhet të flas e përçmim për askënd tjetër sepse ne e kemi paguar historinë e përçmimit në kurriz”, u shpreh kreu i qeverisë.

Për kryeministri Rama anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të shihet si stacioni i fundit i shpëtimit të vendit nga e shkuara.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski nuk jep doreheqje te gjithe e dine qeveria nuk ka faj 67d71a347394b
Story i mëparshëm

Mickoski nuk jep dorëheqje: Të gjithë e dinë, Qeveria nuk ka faj

FB IMG 1742153479159
Story i radhës

Mexhiti vendos lule në nderim të viktimave të tragjedisë në Koçan

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë