Manchester United janë pas sulmuesit të Salzburg, Benjamin Sesko.
Sipas ‘Goal’, drejtori i futbollit të Manchester United, John Murtough u takua me agjentin e sulmuesit të RB Salzburg, Benjamin Sesko për të diskutuar mundësinë e një transferimi.
Man Utd po kërkon të shtojë të paktën një lojtar sulmues dhe pasi humbi Brian Brobbery, ata e kanë identifikuar 19-vjeçarin si një objektiv të mundshëm.
Sesko ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2026, mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e tij drejt ‘Old Trafford’.