Përfaqësuesit e OKH “Merhamet” realizuan takim me zëvendëskryetarin e AK Partisë, Numan Kurtulmush

1 minut lexim

Kryetari i bordit të OKH “Merhamet” profesor Adnan Ismaili, i shoqëruar nga kryetari i shoqatës Ridvan Xhaferi dhe anëtarët e bordit drejtues: Taxhudin Shabani, Bekim Sulejmani dhe Xhihad Husejini, vizituan në Stamboll zëvendëskryetarin e AK Partisë, Numan Kurtulmush.

Gjatë kësaj vizite u zhvillua bisedë lidhur me zhvillimet e fundit në Turqi, e në veçanti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit.

Me këtë rast, përfaqësuesit e OKH Merhamet i shprehën mirënjohje të thellë për rolin konstruktiv të qeverisë turke për popullin e Ballkanit, si dhe i dëshiruan suksese drejt fitores në këto zgjedhje.

Story i mëparshëm

Tetova kryeqendër e shqiptarëve në RMV? – Hoxha: Ishte keqkuptim!

Story i radhës

Larson Xhejn: Lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë vlera themelore për anëtarësimin në BE

Të fundit nga