Përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë sot do të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut

July 17, 2023
1 minut lexim

Pas tre shefave të diplomacisë së Austrisë, Republikës së Çekisë dhe Sllovakisë, të cilët javën e kaluar ishin në Shkup për të lobuar për ndryshime kushtetuese, sot në RMV do të qëndrojnë edhe ministrat për Evropë të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë.

Ministrja për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë Anna Leermann, Sekretare e Shtetit përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës Laurence Boon dhe Szymon Shinkovski vel Senk, Ministër i BE-së i Republikës së Polonisë, i njohur si “Trojka e Vajmarit”, sot do të vizitojë Shkupin, të cilin do ta presë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Mariçiq sot do të zhvillojë një takim pune me “trojkën e Vajmarit”, ku temë e bisedës do të jenë negociatat me BE-në, me fokus përmbushjen e detyrimeve dhe detyrave që dalin nga korniza e negociatave dhe përshpejtimi të procesit të integrimit evropian, pas së cilës do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të vizitës “Trojka e Vajmarit” do të takohet edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare./Telegrafi/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zëvendëspresidenti i Turqisë për hyrjen e Suedisë në NATO: Nuk po e bëjmë për para

Story i radhës

Rita Ora kryeson listën e albumeve më të mira të momentit në Evropë, renditet e para me “You & I”

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë