Përfaqësuesit e ambasadës Amerikane takim me Ballukun, në fokus reforma në drejtësi

Ambasada Amerikane në Tiranë këtë të enjte përmes një postimi në rrjetet sociale kanë njoftuar takimin që zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar me të ngarkuarin me punë David Wisner dhe këshilltaren politiko-ekonomike Allison Dyess.

Sipas njoftimit të ambasadës mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë zhvillimi i reformës në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe këshilltarja politiko-ekonomike Allison Dyess u takuan me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku këtë javë për të diskutuar çështje kyçe në lidhje me #biznesin dhe #investimet, duke përfshirë angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për reformën në sektorin e drejtësisë dhe kundër korrupsionit .

Ne mezi presim të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në postimin e ambasadës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kostadinovska-Stojçevska: Buxheti për filmin nuk është shkurtuar dhe as nuk është prekur nga ribalanci

Story i radhës

Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog

Të fundit nga