Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it: Personat e maskuar po bëjnë lëvizje të dyshimta

1 minut lexim

Një përfaqësues amerikan i KFOR-it ua ka përmendur përfaqësuesve të Listës Serbe faktin se ka vërejtur një numër të madh të personave të maskuar që u janë bashkuar protestuesve para Komunës së Zveçanit.

Siç shkruan Kossev, përfaqësuesi amerikan i KFOR-it ka thënë se personat e maskuar “po lëvizin në mënyrë të dyshimtë”.

Në këtë rast, raportohet se Igor Simir, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë se “duhet t’i mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata”.

Media ka mësuar se personat e maskuar janë të pajisur me koktej molotovi dhe dyshohet se po qëndrojnë në gjendje gatishmërie që t’i hedhin në drejtim të objektit të Komunës së Zveçanit.

Story i mëparshëm

Lavrov flet për situatën në Kosovë: Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës

Story i radhës

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, pritet takimi mes ministrave të jashtëm të dy vendeve

Të fundit nga