Përfaqësues të SHBA-së dhe të BE-së këtë javë në Shkup

April 26, 2022
1 minut lexim

Komisari evropian për zgjerim Oliver Varheji në kuadër të turneut të tij në rajon që i përfshin edhe Kroacinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, nesër do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Varheji në Shkup do të udhëtojë nga Sofja ku do të ketë takime me presidentin Rumen Radevin, kryeministrin Kiril Petkovin dhe shefen e diplomacisë Teodora Gençovskën.

Në Sofje ai sot do të marrë pjesë në konferencën për përforcim të bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE “BE-ja po takohet me Ballkanin. Leksioni nga Ukraina: Zgjerimi evropian – mbrojtje nga lufta”.

Një ditë pas Varhejit, më 28 prill, vendin do ta vizitojë edhe ndihmës sekretarja e shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaztike Karen Donfrid në kuadër të turneut të saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Siç bëri të ditur Stejt Departamenti, Donfridi në Shkup do të ketë takime me funksionarët e Maqedonisë së veriut, me ç’rast do të shprehë mbështetje të fuqishme për negociatat të vendit për hyrje në BE dhe do të shprehë falënderim për ndihmën për Ukrainën.

Ajo do t’i bëjë thirrje Maqedonisë së veriut, si anëtare më e re e NATO-s, ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për një sërë çështjesh rajonale, të sigurisë dhe të mbrojtjes për promovimin e demokracisë dhe stabilitetit rajonal.

Një pjesë e turneut të Donfridit në Ballkanin Perëndimor janë edhe Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova prej ku më 25 prill do ta fillojë vizitën në rajon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Identifikohet varrezë e re masive në Mariupol

Story i radhës

​Të premten pritet të kompletohet shitja e Milanit

Të fundit nga

ShkoLartë