perfaqesimi ne dap per nje vit shqiptaret minus 7 ne pozitat drejtuese 69ef52ceb51c0

Përfaqësimi në DAP, për një vit – shqiptarët minus 7% në pozitat drejtuese

April 27, 2026
1 minut lexim
UJP

Përfaqësimi i shqiptarëve në pozitat drejtuese të Drejtorisë së të Ardhurave Publike ka pësuar rënie, pavarësisht se në nivel të përgjithshëm përfaqësimi ka një rritje të lehtë. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, në vitin 2024 shqiptarët në DAP janë përfaqësuar në nivel të përgjithshëm me 25,3%, ndërsa maqedonasit në nivel 70%. Por, nëse shihet sipas pozitave drejtuese, shqiptarët kanë pësuar rënie prej 7%, krahasuar me vitin paraprak. Respektivisht, në vitin 2023 shqiptarët kanë qenë 19,4% në pozita drejtuese, ndërsa në vitin 2024, 12,3%.

E kundërta ndodh me maqedonasit, të cilët janë rritur për 7,5%, pothuajse sa është ulja e numrit të shqiptarëve. Respektivisht, në vitin 2023 maqedonasit kanë qenë të përfaqësuar në nivel drejtues me 76,1%, ndërsa në vitin 2024 kanë hipur në 83,6%.

Duhet theksuar se të dhënat kapin periudhën kur ende ishte në fuqi balancuesi, ndërsa Avokati i Popullit ende s’e ka publikuar raportin për përfaqësimin e komuniteteve nëpër institucione për vitin 2025, kur në shtet nuk ka një instrument që mat apo kontrollon përfaqësimin.

Alsat mëson se edhe në zyrat rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, përfshi edhe rajonet me shumicë shqiptare nuk kanë përfaqësues. Në kryeqytet, drejtori dhe zëvendësdrejtori janë të komunitetit maqedonas, ndërkohë që e njëjta situatë pasqyrohet edhe në Kërçovë, Strugë dhe Ohër. Ndërkohë në Qendrën Rajonale të Tetovës, mësohet se drejtorit shqiptar i janë hequr kompetencat, ndërsa i janë bartur zëvendësdrejtorit, i cili është nga komuniteti maqedonas.

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova thotë se megjithatë në qendrat rajonale ka edhe shqiptarë në pozita udhëheqëse. “Po po, edhe në qendrat rajonale kemi në pozita udhëheqëse, edhe drejtorë edhe udhëheqës të reparteve që janë shqiptarë”, deklaroi Petrova. (Alsat.mk)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cfare kulture gjuha sllave adi ne debat me mozen per shkak te nje fjale 69ef4ba4266cb
Lajmi i mëparshëm

“Çfarë kulture gjuha sllave?”, Adi në debat me Mozën për shkak të një fjale

ngecja e bisedimeve shba iran rrit serish cmimin e naftes 69ef64c664d78
Lajmi i radhës

Ngecja e bisedimeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës

Të fundit nga

ShkoLartë