cfare kulture gjuha sllave adi ne debat me mozen per shkak te nje fjale 69ef4ba4266cb

“Çfarë kulture gjuha sllave?”, Adi në debat me Mozën për shkak të një fjale

April 27, 2026
min lexim

Duket se gjatë një bisede më parë, Moza i ka thënë Adit për një fjalë sllave që ai kishte mundësi ta dinte, ndërsa Adi është nervozuar për këtë gjë, duke e lidhur me serbishten.

Duket se Moza e kishte fjalën për shkak të kufirit dhe se shumë fjalë sllave përdoren nga shqiptarët, pasi edhe prindërit kishin mësuar në shkollë kohë më parë, dhe Adi mund ta dinte.

Moza: këtë fjalën sllave që po diskutonim dje, mos je ankuar gjë ti?

Adi: Jam ankuar shumë.

Moza: Ou?

Adi: Po.

Moza: Po ç’më vjen nga mbrapa atëherë kur qenke i pakënaqur, pse s’e debatove me mua

Adi: Nuk dua t’i debatoj këtu ato, dua t’i debatoj në sy të shqiptarëve

Moza: Atëherë ti vjen te unë që të mjelësh ndonjë konflikt dhe të bësh atje, çka do të debatosh me atë ti, se s’e kuptova

Adi: Veç të ma shpjegosh pse më the mua: “Ti e kupton që është gjuhë sllave”.

Moza: Po ajo do të thotë ‘dreq’.

Adi: O ti, kur unë thashë së pari, unë thashë për humor ‘po unë e kuptova’. Dhe ti the ‘po e di që e kupton se është gjuhë sllave’.

Moza: Po sepse je komshi atje dhe thashë kush e di, se shumë nga ju…

Adi: Unë jam komshi me Shqipërinë.

Moza: Dakord, por shumë vetë nga ju e dinë serbo-kroatishten, edhe babai im e dinte.

Adi: Po, edhe babai im e di, se të gjithë moshatarët kanë qenë në ish-Jugosllavi, ka kryer ushtri në Kroaci.

Moza: Pse hap subjekt politik ti kot më kot, për një fjalë, kjo është çështje linguistike, s’ka të bëjë fare me politikë.

Adi: Pse unë me ditë gjuhën sllave?

Moza: Ua po gjuhët janë kulturë, kulturat nuk janë politikë.

Adi: Çfarë kulture gjuha sllave, çfarë kulture ta di unë gjuhën sllave.

Moza: Po mos e hap këtë temë se del shumë keq, gjuhët s’kanë të bëjnë fare, popujt dhe kulturat kanë vlerë.

Adi: Ti më the “e kupton se është gjuhë sllave”, unë komshi e kam Shqipërinë.

Moza: Ore babai im dinte serbo-kroatisht, edhe i yti e di.

Nuk dihet nëse reagimi i Adit ka qenë i qëllimshëm për të marrë më shumë vëmendje brenda formatit.

Megjithatë, ai ka marrë një numër të madh komentesh negative nga shikuesit, të cilët e kanë cilësuar si një person që kërkon vëmendje nga Moza dhe që nuk po e kuptonte qartë atë që ajo po shpjegonte.

Ndërkohë, në videon e publikuar nga “Ferma VIP”, Moza është vlerësuar nga ndjekësit si intelektuale dhe e kulturuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

serbia negocionte me orbanin per tiu bashkuar druzhbes ruse tani cfare 69ef4a671961d
Lajmi i mëparshëm

Serbia negocionte me Orbanin për t’iu bashkuar Druzhbës ruse. Tani, çfarë?

perfaqesimi ne dap per nje vit shqiptaret minus 7 ne pozitat drejtuese 69ef52ceb51c0
Lajmi i radhës

Përfaqësimi në DAP, për një vit – shqiptarët minus 7% në pozitat drejtuese

Të fundit nga

ShkoLartë