Perezi i mahnitur, 70.000 tifozë të Realit u ngritën në këmbë për Modriçin që shkroi dje historinë

October 23, 2024
1 minut lexim

Modriç vendosi sërish rekordin e Realit duke u bërë lojtari më i vjetër i klubit në Ligën e Kampionëve në moshën 39 vjeç e 43 ditë. Ai e arriti rekordin me shiritin e kapitenit rreth krahut në fitoren 5:2 ndaj Borussia Dortmund.

Reali humbi në pjesën e parë me 0-2, e më pas nisi spektaklin para portës së gjermanëve dhe fitoi 5:2. Modriç kaloi 70 minuta në fushë dhe tregoi edhe një herë se mesfusha e Los Blancos nuk bën dot pa të, pavarësisht moshës.

Kur Carlo Ancelotti vendosi ta largonte nga loja, rreth 70,000 tifozë të Realit u ngritën në këmbë dhe nisën ovacionet dhe duartrokitjet.

“Modric është i mrekullueshëm, ai nuk lodhet kurrë duke fituar dhe vazhdon të luajë si një djalë 20-vjeçar”, tha Perezi për kroatin. .

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sateliti i komunikimit i prodhuar nga Boeing shpërbëhet në orbitë

Story i radhës

Siljanovska për faljet: Nuk përzihem në punët e Komisionit

Të fundit nga

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera dy vendime. Bëhet fjalë për heqjen e tarifës së pagesës te klubet e Kategorisë së Tretë, që nga sezoni 
ShkoLartë