Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Monaco.
Një garë që zgjati 3 orë dhe e mbyll pa kompletuar 77 xhirot e parashikuara. Kjo për shkak të dy flamujve të kuq që u valëvitën gjatë garës, një herë prej shiut e një herë pas aksidentit të Mick Schumacher.
Perez e nisi garën i treti, por përfitoi nga një strategji më e mirë e skuadrës Red Bull, duke arritur të parakalojë në bokse dy makinat Ferrari. Në vendin e dytë u rendit spanjolli Carlos Sainz me Ferrari e pas tij u klasifikua Max Verstappen me Red Bull (i treti). Vetëm i katërti Charles Leclerc me Ferrarin tjetër, i zhgënjyer nga ky rezultat.
Leclerc e nisi garën nga “pole”, por strategjia e gabuar e gomave diktoi rezultatin e kësaj gare, e mallkuar për të, pasi nuk ka fituar asnjëherë.
Në xhirot e fundit, katër të parët dueluan për fitore, por ishte e pamundur të parakalohej në pistë. Gjithsesi, një garë ku nuk munguan emocionet, teksa shiu bëri që ajo të niste më shumë vonesë.