Perëndimi nuk do të lejoj rrënimin e OSBE, Lavrov merr përgjigjen

min lexim

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe diplomatët perëndimorë fajësuan njëri-tjetrin për shkatërrimin e OSBE-së.

Një pjesë e delegacioneve bojkotuan fjalimin e tij dhe i thanë Kremlinit se lufta në Ukrainë duhet të ndalet.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit O’Brien tha se OSBE do të mbijetojë edhe pa ata që e bllokojnë atë. Çështja e së ardhmes financiare të OSBE-së ra në hije.

Bojkoti i një pjese të delegacioneve të fjalimit të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, akuzat e tij ndaj Perëndimit se po shkatërron OSBE-në, si dhe mesazhet që diplomatët perëndimorë i përcollën për shkak të pushtimit rus të Ukrainës lanë në hije fokusin e Këshillit të 30-të Ministror të sotëm të OSBE-së.

Temat e së ardhmes financiare të OSBE-së dhe zgjedhja e Maltës për kryesuese të OSBE-së vitin e ardhshëm ranë në plan të dytë.

Por disa delegacione braktisën sallën e Samitit në mënyrë demonstrative kur Lavrov mori fjalën. Në mesin e delegacioneve që u larguan ishin ata nga Ukraina, Çekia, shtetet baltike, Bullgaria, etj. Në Samitin në Shkup me rreth 1000 pjesëmarrës mbërritën delegacione nga mbi pesëdhjetë vende. Ukraina dhe vendet baltike, në shenjë proteste për ardhjen e Lavrov, nuk i dërguan ministrat e jashtëm.

Story i mëparshëm

“Kujdes se…”, detektivja shqiptare tregon kohën kur çiftet tradhtojnë më shumë

Story i radhës

Hajdari asiston por nuk mjafton, Lugano pëson humbje

Të fundit nga