Përdoruesit po gërryejnë procesorët Ryzen 7000 për menaxhim më të mirë të temperaturës

October 27, 2022
1 minut lexim

Nëse jeni prej adoptuesve të hershëm të kompjuterëve me procesorët e rinj AMD Ryzen 7000 dhe po kërkoni të menaxhoni më mirë temperaturën e procesorit, disa ndërtues kompjuterësh kanë gjetur një zgjidhje.

Duke gërryer shpërndarësin metalik të nxehtësisë me 0.08mm, temperatura e flagshipit 16 bërthamësh Ryzen 9 7950X mund të reduktohet me 10 gradë celsius.

Trashësia e shpërndarësit metalik të nxehtësisë në procesorët Ryzen 7000 është 3.6mm dhe një prej arsyeve pse ka këto përmasa ishte që të ruhej përshtatshmëria me ftohësit e platformës paraardhëse AM4 edhe për këta procesorë.

Trashësia e tij si duket është edhe përgjegjës për përqendrimin e nxehtësisë dhe temperaturës relativisht më të lartë të kësaj gjenerate krahasuar me Ryzen 5000.

Rezultati është i thjeshtë, ftohje më e mirë, performancë më e lartë. Youtuberi JayzTwoCents shikoi një rënie temperature maksimale nga 95C në 85C. Kjo gjetje nuk është për përdoruesit amatorë, por për ata që e dinë se çfarë po bëjnë në të vërtetë.

Normalisht çdo ndërhyrje nga jashtë mbi procesorin do të thotë humbje e garancisë së produktit.

Youtuberi tjetër der8auer shikoi një reduktim temperature me 20C duke hequr fare pllakën metalike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Von der Layen: Do japim 80 mln euro mbështetje për Shqipërinë

Story i radhës

Pak muaj pasi Boo Moi ndërroi jetë, Morena Taraku e zëvendëson me një qen të ri

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë