YouTube po teston një funksionalitet të ri për aplikacionet mobile dhe vetëm përdoruesit me pagesë duke i lejuar të zmadhojnë në çdo video.
Konkretisht funksionaliteti “pinch-to-zoom” mundëson zmadhimin në video në modalitetet portret dhe tablo.
Sipas kompania funksioni do të mbetet në testim deri më 1 Shtator duke i dhënë YouTube një muaj kohë për të grumbulluar feedbackun e përdoruesit dhe rafinuar funksionin.
Për të aktivizuar pinch-to-zoom hapni aplikacionin YouTube dhe shkoni tek Settings në telefon ose uebsajt. Për sa kohë të jeni abonent me pagesë i YouTube Premium, do të vini re një seksion “Try New Features.”
Aktualisht funksioni është i disponueshëm vetëm për testim. Përdoruesit mund të zmadhojnë deri në 8X. /PCWorld Albanian