perdoruesit e whatapp mund te shtojne muzike ne statuset e tyre 67e6fdd0a4553

Përdoruesit e WhatApp mund të shtojnë muzikë në statuset e tyre

March 28, 2025
1 minut lexim

WhatsApp ka ringjallur nostalgjikët e muzikës me një funksionalitet të ri ku përdoruesit mund të shtojnë klipe muzikore në përditësimet e tyre të profilit.

Pjesëza nga këngët shumë popullore mund të vendosen në statuset e WhatsApp ndërsa funksionaliteti do të bëhet gjerësisht i disponueshëm në mbarë botën në javët në vijim.

Statuset e WhatsApp janë të lokalizuara në tabin “Updates” dhe mund të përdoren për të ndarë tekst, foto dhe video mesazhe të cilat fshihen pas 24 orësh, ngjashëm me Stories në Facebook dhe Instagram.

Kur përdoruesit shtypin butonin “Add Status” një ikonë e një note muzikore shfaqet në krye të ekranit që lejon shtimin e muzikës deri në 15 sekonda kur shoqërohet me një foto dhe 60 sekonda kur shoqërohet me video.

WhatsApp thotë se libraria e saj ka miliona këngë ku përdoruesit mund të shkëpusin fragmentin e dëshiruar prej tyre. Njësoj si bisedat, statuset janë me enkriptim fundor. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kek njofton se do ti shese rryme keds it dhe kostt me cmim te njejte edhe per nje vit 67e6fb02ceb26
Story i mëparshëm

KEK njofton se do t’i shesë rrymë KEDS-it dhe KOSTT me çmim të njëjtë edhe për një vit

djali i cristiano ronaldos mund te luaje per pese kombetare 67e6febf6a66a
Story i radhës

Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë