Përdoruesit e Twitter raportojnë probleme me aksesin

December 29, 2022
1 minut lexim

Mijëra përdorues të Twitter raportuan probleme me aksesimin e uebsajtit mbrëmjen e kaluar në DownDetector. Bazuar në raportimet e përdoruesve, ndërprerja filloi në mesnatë me orën tonë lokale përpara se problemi të bëhej më kronik rreth orëve të para të mëngjesit.

DownDetector gjithashtu raportoi se shumica e njerëzve kanë pasur probleme vetëm me uebsajtin dhe vetëm një pjesë kishin vënë re probleme përmes aplikacioneve.

Sipas The Guardian, përdoruesit të cilët nuk aksesonin uebsajtin ballafaqoheshin me një mesazh që shkruante “diçka shkoi keq, por nuk është faji juaj.”

Twitter ende unk ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me problemet e as llogaria e mbështetjes Twitter Suppot nuk ka shkruar në lidhje me të.

Elon Musk ishte përgjigjur pyetjeve duke thënë se nuk kishte pasur asnjë problem me aksesin e rrjetit social.

Më 25 Dhjetor, Musk zbuloi se kishte shkëputur një prej serverëve më të ndjeshëm të rrjetit social Twitter, por që ky i fundit mund të funksiononte normalisht. Problemet me Twitter mbrëmjen e kaluar mësohet të kenë prekur përdoruesit në disa vende të botës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

7 euro për hyrje në vendet e BE, obligim gjatë 2023 për shtetasit e vendeve të Ballkanit/ Mariçiq: Do kërkojmë shtyrjen e vendimit

Story i radhës

Kore e Jugut, 6 të vdekur nga zjarri në një tunel

Të fundit nga

Стружанец ќе вози Мерцедес Бенз Е220д, освоен е премиум ЏЕКПОТOT на Видеолотарија

Играч од Струга  ја освои празничната ВЛТ добивка  на Видеолотарија Касинос Австрија, ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ. Тој како најсреќен играч, ќе го вози фантастичниот МЕРЦЕДЕС БЕНЗ Е 220 Д. Празничната ВЛТ џекпот добивка на
ShkoLartë