Nëse jeni prej adoptuesve të hershëm të procesorëve të rinj X3D të AMD dizajnuar për të shtuar performancën gaming, mbase duhet të kontrolloni nëse një përditësimi i ri është bërë i disponueshëm nga prodhuesi i pllakës amë.
Disa raportime të izoluara se procesorët Ryzen 7000X3D po digjen vetëm pas pak javësh bënë që kompani të punojë me prodhuesit e pllakave amë AM5 për të vendosur kufizime të voltazhit.
Disa përdorues në Reddit dhe overclocker-i i famshëm Gjerman der8auer tha se diçka nuk po shkon siç duhet me çipet dhe disa modele pllakash amë.
Nëse keni lexuar për çipet Ryzen X3D, të cilët vinë me V-cache i aksesueshëm vetëm nga gjysma e bërthamave procesorike, duhet të dini se nuk lejojnë ti bëni overclock përmes mjeteve standarde.
Cache shtesë e bën çipin më të ndjeshëm ndaj ndryshimit të temperaturës krahasuar me procesorët normalë Ryzen dhe për këtë arsye overclock është çaktivizuar.
Në mëngjes një punonjës i MSI postoi në subreddit-in e kompanisë disa përditësime BIOS për modelet X670E, X670P, B650 dhe A620 duke kufizuar voltazhin. Teknikisht kjo e bën të pamundur ti bëni overclock procesorët.
Prodhuesit e tjetër të pllakave amë nuk kanë dërguar ende përditësime por Asus ka parë ca incidente të izoluara djegieje. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL