perdoruesit e instagram mund te shohin reels me shpejtesi

Përdoruesit e Instagram mund të shohin Reels me shpejtësi 2x

March 28, 2025
1 minut lexim

Instagram lançoi një përditësim ditën e sotme për Reels ku përdoruesit mund ti shohin më shpejtë ato. Konkretisht aplikacioni lejon përdoruesit të luajnë Reels me shpejtësi 2x duke mbajtur të shtypur në të djathtë ose majtë të ekranit.

Disa përdorues kanë pasur qasje në këtë funksionalitet prej kohësh si pjesë e fazës së testimit. Tani ky funksionalitet po bëhen i disponueshëm për të gjithë.

Sipas kompanisë është një prej funksionaliteteve të shumëkërkuara nga përdoruesit duke qenë se pjesa më e madhe e Reels janë më të gjata se 15 sekonda. Reels tashmë mund të jenë deri në 3 minuta të gjata ndërsa ka pasur sinjale se kompania mund të lejojë deri në 10 minuta.

Instagram dhe TikTok kanë pasur histori të adoptimit të veçorive të reja të zbuluara më parë nga tjetri, dhe TikTok lejon që videot e regjistruara brenda aplikacionit të tij të jenë 10 minuta. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

osmani takon shefen e operacioneve ne nato flasin per angazhimin per paqe stabilitet e siguri ne rajon 67e6a6a4f3a08
Story i mëparshëm

Osmani takon Shefen e Operacioneve në NATO, flasin për angazhimin për paqe, stabilitet e siguri në rajon

xhaka me bayerin kerkojne fitore 67e6aa5d9393d
Story i radhës

Xhaka me Bayerin kërkojnë fitore

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë