Shpikja e gjurmuesve Bluetooth e ka bërë shumë të lehtë gjetjen e një çante apo çelësave të humbur por gjithashtu ka hapur rrugë mjeteve të paligjshme të gjurmimit.
Apple dhe Google kanë implementuar funksionalitete të ndryshme paralajmëruese për përdoruesit nëse pranë tyre gjendet një gjurmues Bluetooth i panjohur.
Tani si pjesë e një përditësimi të ri, Google do të ndihmojë përdoruesit Android që të lokalizojnë këto gjurmues.
Funksionaliteti është një prej dy mjeteve të reja që Google ka shtuar në gjurmuesit e pajtueshëm me aplikacionin Find My Device. I pari quhet “Temporarily Pause Location” dhe është ajo çfarë ju duhet të aktivizoni menjëherë pasi merrni njoftimin për një gjurmues të panjohur pranë jush.
Bllokon telefonin nga përditësimi i vendndodhjes tek gjurmuesit për 24 orë. E dyta quhet “Find Nearby” dhe ndihmon përdoruesit të gjejnë vendin e gjurmuesit nëse nuk shihet me sy të lirë apo dëgjohet.
Zgjerimi i funksionalitetit Find Nearby është hapi i fundit që Google duhet të ndërmerrte për të bllokuar keqpërdorimin e gjurmuesve Bluetooth, diçka që Apple e bën me mjetin Precision Finding për AirTag.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al