“Përdori marrëdhënien për tu promovuar!”/ Pse Meghan Markle u trondit nga lajmi që njoftoi lidhjen e saj me Princ Harry-n

min lexim

Gëzimi i Meghan Markle për të qenë në kopertinën e revistës ‘Vanity Fair’ u kthye në zemërim pasi revista u fokusua në marrëdhënien e saj me Princin Harry në vend të aktrimit dhe filantropisë së saj, sipas një libri të ri për çiftin.

Në “Revenge: Meghan, Harry and the war between the Windsors” , gazetari britanik Tom Bower shkruan se Meghan ishte shumë e emocionuar kur revista pranoi të bënte një numër për të dhe e vendosi atë në kopertinën e shtatorit 2017.

Por kur revista përdori titullin “Ajo është thjesht e parezistueshme për Harry” dhe nuk u fokusua në punën e saj si një aktiviste dhe filantropiste, Buckingham Palace u tërhoq – dhe Meghan u zemërua me kompaninë e saj të marrëdhënieve me publikun në SHBA, ‘Sunshine Sachs’, sipas fragmenteve nga libri i botuar nga ‘The Times’ të shtunën.

Sipas Bower, Meghan kishte qenë nën urdhra të rreptë nga ekipi i marrëdhënieve publike të Harry-t për t’u larguar nga tema të ndjeshme, duke përfshirë Donald Trump dhe marrëdhënien e saj me princin.

Meghan e kishte bindur Harry-n se artikulli do të fokusohej në episodin e 100-të të “Suits”, emisioni televiziv që aktorja po filmonte në Toronto, kur u zhvillua intervista.

“Sunshine Sachs kishte kërkuar që revista të plotësonte kërkesën e Meghan-it që ajo të paraqitej si filantropiste dhe aktiviste, pa marrë parasysh një problem: studiuesit e Vanity Fair nuk mund të gjenin asnjë provë për filantropinë dhe aktivizmin e saj global,” –shkruan Bower.

Por kur redaktori i Vanity Fair, Sam Kashner, i cili pranoi se nuk kishte dëgjuar kurrë për Meghan ose “Suits”, e pyeti Meghan për marrëdhënien e saj me Harry-n, ajo u përgjigj: “Ne jemi çift. Ne jemi të dashuruar. Jam e sigurt se do të vijë një moment kur do të duhet të dalim përpara dhe të prezantojmë veten dhe të kemi histori për të treguar, por shpresoj se ajo që njerëzit do të kuptojnë është se kjo është koha jonë.” tha në artikull Markle .

Intervista ishte “si një bubullimë”, shkruan Bower. “Intervista shkaktoi reagime të bujshme: Meghan kishte përdorur marrëdhënien e saj me Harry-n për të promovuar veten. Hollywoodizimi i familjes mbretërore kishte vulosur fatin e Meghan-it si e fejuara e Harry-t.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Edukimi parafillor i obligueshëm, synohet rritja e numrit të fëmijëve në edukimin e hershëm

Story i radhës

Kovaçevski: Më 19 korrik në Bruksel do ta lexoj deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase

Të fundit nga