Përdori informacione konfidenciale të OpenSea për përfitim personal me NFT, ish punonjësi rrezikon 20 vite burg

June 1, 2022
1 minut lexim

Prokurorët Amerikanë janë vënë pas tregtimit të brendshëm në industrinë e kriptomonedhave. Ditën e Mërkure, prokurorët e Distriktit jugor të Nju Jorkut arrestuan Nathaniel Chastian, një ish menaxher produkti në dyqanin online OpenSea.

31 vjeçari përballet me akuzat e mashtrimit dhe pastrimit të parave duke bërë tregtim të brendshëm në NFT dhe përdoru informacione konfidenciale për llojin e NFT-ve që do të shfaqeshin në faqen kryesore të OpenSea për përfitim personal.

Ai rrezikon 20 vite burg dhe është hera e parë që Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndjek një tregtar të brendshëm ku përfshihen asetet dixhitale.

Chastain u ngarkua me detyrën për të përzgjedhur NFT-të që do të shfaqeshin në ballinën e OpenSea. OpenSea mbajti ato përzgjedhje konfidenciale derisa dolën live.

Nga Qershori në Shtator të 2021, Chastain në mënyrë të fshehtë blinte një NFT përpara se OpenSea ta publikonte në ballinën e uebsajtit. Sapo ato NFT ishin në ballinë, ai mund ti shiste për të përfituar 2 deri në 5 herë mbi vlerën e blerjes së tij.

Për të mbuluar gjurmët ai kryente transaksionet me portofolë anonimë kriptomonedhash dhe llogari anonime të OpenSea.

Kompania që atëherë ka implementuar dy politika të reja ku ndalon punonjësit e OpenSea të blejnë dhe shesin nga koleksion dhe ndaluar stafit të përdorë informacione konfidenciale për të blerë dhe shitur NFT qoftë në platformën e OpenSea ose jo. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Kasapi i Sirisë’: Iu caktua roli i ri në luftën në Ukrainë në prill, ku është ‘zhdukur’ komandanti i lartë i Putinit?

Story i radhës

SHBA dhe Gjermania do të furnizojnë Ukrainën me armë të sofistikuara

Të fundit nga

ShkoLartë