Përditësimi më i fundit i shfletuesit Chrome duhet instaluar urgjentisht

min lexim

Përdoruesit e Google Chrome në Windows, Mac dhe Linux duhet të instalojnë sa më parë përditësimin e fundit të shfletuesit për tu mbrojtur nga një problem serioz sigurie që hakerët po e shfrytëzojnë në mënyrë aktive.

“Google është në dijeni të raportimeve se problemi i sigurisë CVE-2022-3075 po përdoret aktivisht,” tha kompania në një postim në blog më 2 Shtator. Një person anonim raportoi problemin më 30 Gusht dhe Google tha se shpreson që përditësimi të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në ditët në vijim.

Kompania nuk ka dhanë informacione për natyrën e problemit. Ajo që dimë deri tani është se ka të bëjmë me një koleksion librarish runtime të Chromium, kodit bazë mbi të cilin ndërtohet Google Chrome por edhe shfletues të tjerë si Brave, Microsoft Edge apo Vivaldi.

Përdoruesit e Chrome duhet të rilançojnë shfletuesin për të aktivizuar përditësimin me numër versioni 105.0.5195.102 në Windows, Mac dhe Linux.

Për tu siguruar se keni versionin e fundit duhet të klikoni ikonën me tre pika vertikale në cepin a djathtë lart të shfletuesit dhe të navigoni në “Help” dhe më pas “About Google Chrome.”

Përditësimi vjen vetëm pak ditë pas debutimit të Chrome 105 më 30 Gusht i cili në vetvete adresoi 24 probleme sigurie. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ferizaj suspendon futbollistin deri në fund të sezonit dhe e dënon me 1.000 euro

Story i radhës

Albina Hashani, një yll që nuk shuhet asnjëherë!

Të fundit nga