Përditësimi më i fundit i Chrome adreson 8 probleme kritike sigurie

August 17, 2023
1 minut lexim

Përditësimet e para të përditësimeve javore të sigurisë së Google Chrome kanë mbërritur dhe adresojnë 8 probleme kritike sigurie.

Një prej tyre është aq kritike saqë hulumtuesi që e zbuloi u shpërblye me një pagesë prej 30 mijë dollarësh.

Google lançoi versionin 116.0.5845.97 për Linux dhe Mac dhe 116.0.5845.96/97 për Windows duke adresuar në total 21 probleme sigurie.

Plot 63 mijë dollarë shkuan në formë pagesash për hulumtuesit të cilët i kanë zbuluar.

Problemi i sigurisë CVE-2023-2312 që mori shpërblimin 30 mijë dollarë prekte komponentin OffilinePageUtils të Chrome. 8 problemet e sigurisë që u vlerësuan si kritike mbulonin disa lloje dobësish sigurie si heap buffer overflow apo out-of-bounds memory Access.

Për të përditësuar Chrome duhet të shkoni në opsionin Help të menusë me tre pika në cepin e djathtë lart dhe më pas të klikoni About. Menjëherë nisi proces i kontrollit për përditësime dhe instalimit të tij të menjëhershme nëse e gjen një të tillë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dinamo prezanton 26-vjeçarin që u shpall kampion me Partizanin

Story i radhës

Tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin e Kolumbisë

Të fundit nga

ShkoLartë