Përditësimi i parë madhor i Windows 11-ës vjen në Shtator

July 28, 2022
1 minut lexim

Windows 11-ta e ka pasur shansin të provojë veten dhe tashmë është momenti për përditësimin e parë madhor.

Microsoft ka treguar pjesëza të vogla informacioni për përditësimin 22H2 dhe burime të afërta me kompaninë thonë se do të debutojë në Shtator 2022.

Është një lajm i rëndësishëm sepse Windows 11 me këtë përditësim do të sjellë disa veçori shumë të kërkuara. Nga një Task Manager i rimodeluar, tek File Explorer me tabe, ndryshime në menunë Start, afisha etj.

Zakonisht Microsoft dërgon këto përditësime në faza dhe nuk do të thotë se përditësimi i Windows 11-ës do të vijë medoemos në Shtator.

Kompania ka një sfidë të madhe përpara kur bëhet fjalë për përditësimin në Windows 11. Sipas të dhënave të StatCounter, pjesa e tregut të Windows 11-ës ende nuk ka kaluar të Windows 7-ës në mbarë botën edhe pse diferenca mes tyre është më pak se 1%.

Por me shtimin e veçorive të reja, përdoruesit do të kenë më shumë arsye për të përditësuar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia: Ende s’ka marrëveshje për këmbim të të burgosurve me SHBA-në

Story i radhës

Vuhani izolon një milion banorë pas rasteve të reja me COVID-19

Të fundit nga

ShkoLartë