perdhunoi 48 gra ish polici i londres denohet me burgim te perjetshem 63e287e877ed1

Përdhunoi 48 gra, ish-polici i Londrës dënohet me burgim të përjetshëm

February 7, 2023
1 minut lexim

David Carrick, një nga ‘grabitqarët’ seksualë më të këqij në historinë e fundit britanike, i cili punoi në policinë e Londrës për njëzet vjet, u dënua sot me burgim të përjetshëm për dhjetëra përdhunime dhe abuzime seksuale të dymbëdhjetë grave.

“Në mënyrë të tmerrshme keni përfituar nga gratë”, tha gjykatësja Bobbie Cheema-Grubb ndërsa lexonte vendimin që i dha fund një çështjeje që përkeqësoi një krizë besimi në Scotland Yard.

“Ti sillesh sikur të ishe i paprekshëm sepse je pjesëtar i policisë”, shtoi ajo.

Në bankën e të pandehurve, 48-vjeçari uli kokën dhe nuk i hapi sytë gjatë dënimit.

Ai u gjykua për të paktën 85 krime, duke përfshirë 48 përdhunime, të cilat ndodhën midis viteve 2003 dhe 2020.

Gjatë asaj kohe, ai u promovua në një njësi elitare në kryeqytet, përgjegjëse për mbrojtjen e parlamentit dhe misioneve diplomatike.

“Krimet e David Carrick janë një njollë për policinë tonë”, u përgjigj Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman në një deklaratë, duke nderuar viktimat “e guximshme” të Carrick.

“Nuk ka vend në policinë tonë për sjellje të tilla grabitqare dhe të urryera”, shtoi Braverman.

Policia humbi nëntë herë mundësinë për të arrestuar këtë përdhunues serial që punoi në polici për 17 vjet.

Ai u arrestua përfundimisht në tetor 2021, për rastin e parë të përdhunimit, duke nxitur gratë e tjera ta raportonin atë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

seferi vuciqi ka reaguar vetem ne instagram pas takimit me lajcakun 63e286f1d7fab
Story i mëparshëm

Seferi: Vuçiqi ka reaguar vetëm në Instagram pas takimit me Lajçakun

ronaldo sharka poston videon duke qare dua te jap mesazh eshte ok te qash je njeri 63e287f2c650c
Story i radhës

Ronaldo Sharka poston videon duke qarë: Dua të jap mesazh, është ok të qash, je njeri

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë