Përdhunimi i të miturës në Kosovë/ Qytetarët protestojnë në Tiranë

1 minut lexim

Ka nisur në Tiranë, protesta për ngjarjen e rëndë ku u abuzua seksualisht një e mitur 11-vjeçare nga pesë persona në Kosovë.

Qytetarë të ndryshëm dhe pesonazhe të njohur, kryesisht femra janë mbledhur në sheshin ‘Nënë Tereza’ me pankarta në duar.

Protestuesit kërkojnë dënim maksimal për kriminelët e përdhunimeve dhe marrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Protestë e ngjashme u zhvillua edhe më herët në Prishtinë.

“Unë nuk heshta!”, “Mos ki frikë, ti nuk je vetëm”, “Stop heshtjes”- shkruahet në pankarta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Pse shpesh nuk mund të kujtojmë se çfarë kemi ëndërruar?

Story i radhës

Mos na i vrisni fëmijët

Të fundit nga