Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, dorëhiqet Drejtori i Policisë

min lexim

Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë, ku 5 persona përdhuan një 11-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, i cili shkruan se ka pranuar dorëheqjen e Drejtorit të Policisë.

Postmi i Sveçlës:

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.

I kontaktuar nga gazeta Express, Meheti ka theksuar se pas këtij rasti të rëndë të ndodhur në Kosovë, dorëheqja është një akt profesional.

“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje”, tha Mehmeti për Express.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ashpërsohen reduktimet me rrymë 4:2 në Prishtinë

Story i radhës

“Të vendosur për të goditur krimin”- Ministri Bledi Çuçi përgëzon policinë pas arrestimit të autorit të vrasjes në Tiranë

Të fundit nga