Gazetari, Romak Zeqiri në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se për skandalin në Çeki ku tifozët vendas përdhosën flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës, lojtarët dhe presidenti i federatës shqiptare duhej ta kishin ndërprerë ndeshjen.
Zeqiri: Është e tmerrshme si zëvendës presidenti i UEFA-s Armand Duka lejon që ajo ndeshje të luhet.
Si futbollistët që shumicën i kam miq të mirë, nuk e reklamojnë te gjyqtari ata flamuj si përdhoset flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës.
Është e papranueshme, për më tepër është e papranueshme edhe një reagim i Federatës Shqiptare të Futbollit që ka shkruajtur 222 fjali por në asnjë moment nuk e përmend Kosovën kur vazhdimisht ka pasur thirrje Kosova është Serbi.
Nëse lojtarët nuk po e ndërprenin ndeshjen, zoti Duka është dashur që të telefonojë dikë nga stafi dhe të tërheq skuadrën deri sa të largohesin ato banderola.
Është dashur futbollistët së pari të reagojnë.
Burimi: botasot.info