percarje ne zhveshtoren e interi 68641d484941e

Përçarje në zhveshtoren e Interi

July 1, 2025
1 minut lexim

Raportet nga Italia tregojnë për një përçarje të thelluar në dhomën e zhveshjes së Interit, pas polemikave të fundit që përfshijnë mesfushorin Hakan Calhanoglu dhe deklaratat indirekte të kapitenit Lautaro Martinez, ndërkohë që tani edhe Marcus Thuram duket se ka shprehur mbështetjen e tij për Calhanoglun në rrjetet sociale.

Calhanoglu është përfolur për një largim të mundshëm këtë verë, me zëra që e lidhin me një transferim të pasur në vendlindjen e tij, Turqi.

Mesfushori udhëtoi me skuadrën drejt Shteteve të Bashkuara për Kupën e Botës për Klube, por nuk u paraqit në asnjë nga katër ndeshjet e zhvilluara nga Interi.

Ai ka sqaruar së fundmi se mungesa e tij ishte për shkak të një dëmtimi dhe jo për arsye transferimi.

Megjithatë, pas eliminimit nga turneu, Lautaro Martinez dërgoi një mesazh të fortë për ata që, sipas tij, nuk janë plotësisht të përkushtuar ndaj klubit:

“Mesazhi ynë është i qartë: kush dëshiron të qëndrojë, të qëndrojë. Kush nuk do të jetë këtu, le të largohet. Nuk do të përmend emra, por pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Jam kapiteni, lideri i grupit, dhe duhet të flas. Mesazhi është i thjeshtë: kush është i gatshëm të luftojë për trofe, është i mirëpritur. Të tjerët – lamtumirë.”

Edhe pse Lautaro nuk përmendi askënd me emër, presidenti i klubit, Beppe Marotta, ka lënë të kuptohet se këto deklarata i drejtoheshin pikërisht Calhanoglus.

Si reagim, Calhanoglu publikoi një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, ku sqaroi se mungesa e tij erdhi vetëm për arsye fizike dhe jo për çështje transferimi.

Sipas “Calciomercato.com”, Marcus Thuram ishte i vetmi lojtar aktual i Interit që pëlqeu publikimin e Calhanoglus – një veprim që është interpretuar si një tregues i qartë i ndarjes së brendshme brenda grupit.

Pëlqimi i postimit ka ardhur gjithashtu edhe nga Gaia Lucariello, bashkëshortja e ish-trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, si dhe nga ish-lojtari i skuadrës, Marko Arnautovic.

Kjo situatë i ka shtuar tensionet brenda ekipit, ndërkohë që Interi po përpiqet të rikthejë stabilitetin dhe të ruajë frymën e grupit për pjesën tjetër të verës dhe sezonit të ri..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbatimi i marreveshjes shqiperi itali per pensionet hyn ne fuqi rama lehtesi per mijera emigrante 68641d0cbbfdc
Lajmi i mëparshëm

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri–Itali për pensionet hyn në fuqi, Rama: Lehtësi për mijëra emigrantë

pdk zyrtarizon kandidaturen e shukri bujes per lipjanin buja lipjani ka nevoje per ndryshim 68641d4b565fd
Lajmi i radhës

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin – Buja: Lipjani ka nevojë për ndryshim

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë