PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin – Buja: Lipjani ka nevojë për ndryshim

July 1, 2025
1 minut lexim

Shukri Buja do të jetë kandidat për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Zyrtarizimin e kandidaturës së tij e ka bërë sot kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Kandidatura ime është përgjigje e nevojës për ndryshim, për një qeverisje më të afërt me qytetarin, më të ndershme dhe më efikase.Lipjani ka nevojë për punë të vërtetë, projekte madhore dhe një lidership që nuk fshihet pas fjalëve.

Unë nuk premtoj gjithçka, por atë që premtoj, e mbaj dhe e realizoj”, ka shkruar Buja në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në një takim me Kryetarin e PDK-së, z. Memli Krasniqi, u zyrtarizova si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për besimin dhe përkrahjen nga Kryetari z. Memli Krasniqi, strukturat e Degës së PDK-së në Lipjan, antarësia e PDK-së, si dhe nga të gjithë qytetarët që më kanë dhënë motivin dhe kurajën për të marrë këtë përgjegjësi.

Kandidatura ime është përgjigje e nevojës për ndryshim, për një qeverisje më të afërt me qytetarin, më të ndershme dhe më efikase.Lipjani ka nevojë për punë të vërtetë, projekte madhore dhe një lidership që nuk fshihet pas fjalëve.

Unë nuk premtoj gjithçka, por atë që premtoj, e mbaj dhe e realizoj.Koha për të vepruar është tani!

Ftoj secilin prej jush të jetë pjesë e këtij ndryshimi.Së bashku, jemi më të fortë!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Përçarje në zhveshtoren e Interi

Të fundit nga

Përçarje në zhveshtoren e Interi

Raportet nga Italia tregojnë për një përçarje të thelluar në dhomën e zhveshjes së Interit, pas polemikave të fundit që përfshijnë mesfushorin Hakan Calhanoglu dhe deklaratat indirekte të kapitenit Lautaro Martinez, ndërkohë
ShkoLartë