Përballje e skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës sot në Superligën e Kosovës

1 minut lexim

Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovën në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ndeshje të tjera.

Në fakt, sot do të shohim ballafaqim të katër skuadrave që renditet në pjesën fundore të tabelës dhe pikët ë reja janë jashtëzakonisht të rëndësishme për secilën prej tyre.

Në Klinë do të ndeshjen Dukagjini dhe Drenica që janë në kërkim të gjetjes së formës së tyre më të mirë për shkak se pas gjashtë xhirove Drenica ka pesë pikë, kurse Dukagjini dy në vendin e fundit, raporton KosovaPress.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ferizaj që zhvillohet në Mitrovicë. Këto dy skuadra i ndanë vetëm një pikë në pozitat gjashtë dhe shtatë, me skuadrën e Arbnor Morinës që ka mbledhur gjashtë pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse mitrovicasit kanë një pikë më pak në vendin e shtatë.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 15:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

134 shoferë të gjobitur në Shkup

Story i radhës

Çfarë kuptimi ka dialogu nëse…

Të fundit nga