Përballja për Ukrainën, piloti nxjerr mesazhin që shihet vetëm nga qielli

Në një kohë kur politikanët lindorë dhe perëndimorë “përleshen” ashpër mes tyre për krizën në Ukrainë, një pilot shfrytëzoi rastin për t’i thënë botës që të “relaksohet”.

Ai përdori avionin e tij për të përhapur mesazhin.

Duke fluturuar mbi hapësirën ajrore të Moldavisë, aeroplani bëri një sërë kthesash të llogaritura për të lënë një shteg gjurmimi që shkruante fjalën “Relax”.

Faqja e internetit për gjurmimin e avionëve FlightRadar pikasi “kaligrafinë” e pilotit që fluturonte rreth kryeqytetit Kishinau.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fitojnë bindshëm Leicester City dhe Marseille

Story i radhës

SHBA: Rusia po dëshiron të gjejë justifikim për ta pushtuar Ukrainën

Të fundit nga