Për zjarrin në “Rasadnik” / Kallëzim penal për 14 vjeçarin

1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se është ngritur kallëzim penal ndaj një 14-vjeçari, i cili së bashku me dy fëmijë të tjerë kanë hedhur lëndë piroteknike, pas çka është ndezur bari i thatë dhe kanë shkaktuar zjarr që ka djegur rreth tre hektarë tokë. Me reagimin e shpejtë të policëve nga SPB Shkup, në koordinim me shërbimet tjera, zjarri është lokalizuar dhe janë parandaluar dëme të mëdha. Siç informojnë nga njësiti i zjarrfikësve të Shkupit, me këtë zjarr është djegur një sipërfaqe me bar të thatë, shkurre, goma veturash dhe pemë që ndodhen aty. Në fikje kanë ndërhyrë 8 automjete zjarrfikëse dhe 15 zjarrfikës. Nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Dosja ndaj të akuzuarve që e blenin drogën në Shqipëri dhe nga Kosova e transportonin për në Serbi

Story i radhës

Arrestimi i Marklen Hakës, reagon ministri i Brendshëm Ervin Hoxha

Të fundit nga