per vetem 6 muaj qeveria ne menyre lineare rriti pensionet e mbi 330 000 pensionisteve per 5000 denare 67ecf6dcf2a57

Për vetëm 6 muaj, Qeveria në mënyrë lineare rriti pensionet e mbi 330.000 pensionistëve për 5000 denarë

April 2, 2025
1 minut lexim

Për vetëm 6 muaj, Qeveria rriti pensionet e mbi 330.000 pensionistëve për 5000 denarë.

Në llogaritë e pensionistëve ka kaluar rritja e pensioneve prej 2500 denarësh. Me këtë rritje, rritja lineare e pensioneve arrin në 5000 denarë, gjegjësisht me rritjen e parë u bë me pensionin e shtatorit dhe tani me pensionin e marsit.

Kjo është rritja e dytë e pensioneve për vetëm 6 muaj.

Se Qeveria kujdeset për pensionistët e dëshmon vendimi i marrë që në javën e parë të mandatit për rritjen lineare të pensioneve për të gjithë pensionistët për 5000 denarë, me pensionin e shtatorit dhe atë të marsit.

Premtuam dhe realizuam. Qeveria rriti pensionet për 5000 denarë, në mënyrë lineare për çdo pensionist.

Qeveria tregoi se kujdeset dhe punon me përgjegjësi dhe përkushtim.

Pensionistët meritojnë një jetë dinjitoze dhe kujdes të vërtetë për nevojat e tyre.

Me këtë, si Qeveri, kemi realizuar një nga premtimet për kategorinë më të moshuar të qytetarëve dhe kemi siguruar një jetë më cilësore për ta.

Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

projekti i bulevardit te qytetit te gjilanit hyseni do te krijoje mundesi te reja per te gjithe banoret 67ecf1b33d81e
Story i mëparshëm

Projekti i bulevardit të qytetit të Gjilanit, Hyseni: Do të krijojë mundësi të reja për të gjithë banorët

keshilli i prokuroreve vendos sot per shkarkimin e kocevskit 67ecf6e08f253
Story i radhës

Këshilli i Prokurorëve vendos sot për shkarkimin e Kocevskit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë