Për të dytin vit me rradhë ukrainasit e festojnë pavarësinë e shtetit në kushte të agresionit të ashpër rus. Ambasadorja ukrainase në Shkup, Larisa Dir, gjatë shënimit të 32 vjetorit të miratimit të Aktit për shpalljen e Ukrainës si Shtet i Pavarur tha se që nga fillimi i agresionit rus mijëra persona kanë humbur jetën, ndërsa qytete e fshatra të tërë janë bërë shkrumb e hi.
“Ukrainasit sot e mbrojnë të drejtën e tyre për jetë, sovranitet, integritet territorial si dhe vlerat universale të njëriut, respektivisht ato parime morale që ndihmojnë në harmonizimin e ekzistencës së njeriut.Prej momentit të invazionit në përmasa rë mëdha ndaj territorit të Ukrainës prej 24 shkurtit të vitit 2022, shteti agresorë ka vrarë mijëra ukrainas me raketa dhe granatime artilerike, i ka shndërruar në hi qytetet dhe fshatrat e lulëzuara të Ukrainës, ka vjedhur dhjetra mijëra fëmijë ukrainas,” deklaroi Larisa Dir, Ambasadore e Ukrainës në Shkup MK.
“Ne ukrainasit që jetojmë këtu, jemi faleminderues dhe e dijmë e vlerësojmë këtë ndihmë. Jemi faleminderues ndaj qeverisë, komunave dhe të gjitha organizatave humanitare që i mbështesin ukrainasit këtu dhe në Ukrainë,” deklaroi Oleksandër Urbanoviç, Kryetar i Shoqatës së Ukrainasve “ Lesja Ukrainka”.
Kreu i komunës Qendër, uroi pavarësinë e shtetit ukrainas dhe dëshiroi përfundim të luftës, liri të shtetit, zhvillim të sërishëm, ekonomi të fortë, dhe kthim të qytetarëve në paqe.
“E pamë ekspozitën e fotografive që e treguan trashëgiminë kulturore të shkatërruar në Ukrainë, si pasojë e ngjarjeve në vend. Sot kjo rrugicë është përkujtues për mbështetjen dhe miqësinë tonë me Ukrainën dhe popullin ukrainas,” tha Goran Gerakimovski, Kreu i Komunës Qendër
Për të shënuar pavarësinë Ambasada e Ukrainës në Shkup dhe shoqata e ukrainasve “Lesja Ukrainka” organizuan marsh, i cili filloi në parkun e gruas, ndërsa përfundoi në “Rrugën e Ukrainës” ku u intonua himni ukrainas.