per te arritur 1000 vajza thjesht aksion jozi une i fus njerezit ne shine 67eeb4bb9beec

‘Për të arritur 1000 vajza, thjesht aksion!’/ Jozi: Unë i fus njerëzit në shinë

April 3, 2025
1 minut lexim

“Big Brother Radio” ka rikthyer atmosferën e nxehtë të shtëpisë në Top Albania Radio. Banorët janë ndarë në tri grupe, duke sjellë intervista dhe biseda që nuk mund të humbasin.

Në pjesën e parë të emisionit, Laerti dhe Rozana kanë pasur si mysafirë Jozin dhe Aldon, të cilët kanë pasur një bisedë të ngrohtë dhe të hapur. Rozana ka nisur me pyetje për Jozin, duke u interesuar për marrëdhënien e tij me Gertën pas disa tensioneve që u shfaqën lidhur me emrat e finalistëve.

Jozi për Gertën në “BB Radio”: “Ajo mendon se është një luaneshë. Kur kalon para pasqyrës, bën ‘mjau’…”

Rozana i është përgjigjur me një pyetje tjetër interesante: “Pse të thërrasin Joz Shina?”

Jozi, me një buzëqeshje, ka shpjeguar: “Unë e kam shinën. I fus njerëzit në atë shinë. Kur Jozi të nxjerr nga shina, do të thotë që ke dalë jashtë.”

Rozana ka vazhduar me pyetje më të thella rreth jetës private të Jozit: “Sa lidhje ke pasur jashtë shtëpisë?”

Jozi ka treguar se ka pasur disa lidhje të gjata, ndërsa Aldo ka shtuar me humor: “Një herë më tha Jozi që kishte një qëllim: të kishte 1000 femra në jetën e tij!” (të dy qeshin)

Rozana, duke i shtruar pyetje më të drejtpërdrejta: “Po na thuaj, si e arrin një objektiv të tillë, 1000 vajza?”

Jozi ka dhënë përgjigjen e tij me humor: “Thjesht aksion, djem, mos u dorëzoni. KÇK. Djem, zemër të bardhë dhe veproni.”

Laerti, duke e sfiduar pak Jozin: “Po, dhe gjithë kjo për sevap, apo?”

Jozi ka qeshur dhe ka përgjigjur: “Po, po, jetojmë këto 200-300 vite jetë!”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pastrimi pas ankeses se punetorit per mosekzekutim te pagave jemi ne proces e siper 67eeb3c93236a
Story i mëparshëm

“Pastrimi” pas ankesës së punëtorit për mosekzekutim të pagave: Jemi në proces e sipër

familjaret kerkojne te rihapet hetimi per zjarrin ne spitalin modular te tetoves 67eeb8f414cca
Story i radhës

Familjarët kërkojnë të rihapet hetimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

Të fundit nga

​Bie borë në Kosovë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, aktualisht po bie borë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet një ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë