5
Shkup, 3 dhjetor – Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” sonte informojnë për dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 20 deri 30 metra në aksin rrugor – dega Mavrovë – Bunec.
“Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në vendet më të larta në rrugë të lagështa dhe në rrugë kryesisht të thata në vendet më të ulëta. Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme pa ndalesa dhe kufizime. NP ‘Rrugët e Maqedonisë’ me gjithë makineritë dhe fuqinë punëtore në dispozicion është përfshirë në pastrimin e rrugëve pas reshjeve të dendura në rajonet perëndimore dhe lindore”, potencojnë nga ndërmarrja.
Gjithashtu, shtojnë, në dispozicion janë edhe firmat me të cilat bashkëpunojnë, se si me kohë do të përballeshin me borën. Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave, ka mundësi për rrëshqitje të imëta të dheut.
Nga kjo ndërmarrje bëjnë thirrje për drejtim me kujdes të veturave, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
BURIMI: zhurnal.mk