Për shkak të mjegullave të dendura në Shkup, disa shtetas të RMV-së prej dy ditësh janë bllokuar në një nga aeroportet e Stambollit

January 3, 2023
1 minut lexim

Pasagjerët nga Maqedonia e Veriut prej dy ditësh janë bllokuar në aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll. Pasdite, avioni ka tentuar të ulej në Shkup pa sukses, por pas rreth gjysmë ore rrotullimi mbi qiellin e Shkupit, mjegulla e dendur e ka detyruar të kthehet në Turqi.

Pasagjerët nervozë reagojnë se pse fluturimi nuk është devijuar në një nga aeroportet më të afërt në rajon, pasi disa nga fluturimet nga destinacionet e tjera janë devijuar drejt Tiranës dhe Prishtinës. Në avion kishte edhe pacientë që po trajtoheshin në spitalet e Stambollit, të cilët u kthyen dhe u shtruan atje. Pasagjerët nga i njëjti fluturim për “Telma” thonë se në mesin e tyre ka persona invalid, ka një numër të madh grash dhe fëmijësh të cilët aktualisht po qëndrojnë në një hotel.

Avioni nga Stambolli ishte dashur të ulej në Shkup sot në orën 15:30, ndërsa më herët i njëjti fluturim ishte anuluar disa herë dje. Nesër pasdite në të njëjtën kohë do të ketë një përpjekje të re për të arritur dhe ateruar në Shkup

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çinari zgjedh ngjyrat kuqezi

Story i radhës

Pioli: Na duhen 85 pikë për titullin

Të fundit nga

ShkoLartë