Për shkak të borxheve nga NQP dhe Qyteti i Shkupit, nuk janë duke qarkulluar autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dhe 54

1 minut lexim

Për shkak të borxhit të papaguar nga NQP dhe qyteti i Shkupit sot nuk janë duke qarkulluarv linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54.
Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkon takim urgjent me menaxhmentin e NQP-së dhe qytetit të Shkupit.

”Për shkak të borxheve të papaguara nga NQP, është vënë në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik. Konkretisht, borxhi aktual i NQP ndaj kompanisë Makexpress transport është mbi 30 milionë denarë dhe ky borxh po rritet çdo ditë, tha dje Dimitrijevski.

Ai kërkon pagesën e borxhit për muajin gusht, shtator dhe tetor dhe të fillojë me pagesë të rregullt të avanseve javore për transportin e ekzekutivit.

Story i mëparshëm

Virusi i shqiptarëve, primati i të parit, është bërë kancer

Story i radhës

Studimi: Njerëzit që nuk konsumojnë mish priren të vuajnë nga kjo sëmundja

Të fundit nga