Familjet në nevojë të cila jetojnë në dy godinat sociale në Gjilan, do të kenë kushte më të mira për jetë.
Kjo po bëhet pasi banesat e tyre, përmes investimit prej 500 mijë euro do të rinovohen plotësisht.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se rreth 500 mijë euro do të jenë investim për banesat sociale në Gjilan.
Sipas tij ky projekt mbështetet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, financuar përmes fondeve të Bashkimit Evropian, ndërsa komuna kontribuon me vetëm 10% të shumës totale.
I pari i Gjilanit, theksoi se investimi përfshin renovimin e plotë të dy objekteve si dhe instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe klimatizimit.
“Një projekt për t’u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, për të kursyer energjinë dhe për të ruajtur mjedisin”, tha Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Burimi: botasot.info