Për parandalimin e manipulimit të ndeshjeve sportive

min lexim

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni, po marrin pjesë në konferencën rajonale “Integriteti në Sport”, që po organizohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe INTERPOL-i, në bashkëpunim edhe me UEFA-n dhe FIBA-n.

Pjesë e konferencës që për tri ditë (04-06 tetor 2022) do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, janë edhe sekretari i përgjithshëm i Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, Taulant Hodaj e Gazmend Bojniku, zyrtar për integritet të garave, drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, kryetari Arben Fetahu e anëtarja Arta Braha. Maxhuni e Fetahu janë edhe anëtarë të Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive në Kosovë.

IOC dhe INTERPOL, janë duke vazhduar implementimin e projektit global të ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit për të forcuar aftësitë operacionale rreth manipulimit të konkurrencës dhe korrupsionit në sport.

Gjatë tri ditëve do të diskutohen tema të ndryshme, që kanë për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe dhënien e ideve për parandalimin e manipulimit të ndeshjeve sportive dhe zbatimit të ligjit në organizatat sportive.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Borissov në kërkim të koalicionit, heq dorë nga posti i kryeministrit

Story i radhës

Prindërit përcollën vajzën nga çadra, Berisha viziton familjen që jeton në qiell të hapur që prej tërmetit të 2019-ës

Të fundit nga