Për një muaj tre raste! Ndërron jetë vajza 5 vjeçare në Klinikën për Fëmijë në Shkup

November 8, 2024
min lexim

 

Mbrenda muajt shënohet rasti i tretë ku në klinikat vendit humbën jetën tre fëmijë të mitur.

Rasti i fundit ka ndodhur me humbjen e jetës së vazës 5 vjeçare e ku sipas raportimeve të fundot thuhet se shkak i vdekjes ka qenë ndezje në tru.

Nga klinika thonë se hanë bërë të gjitha përpjekjet por fatkeqësisht nuk kanë arritur që ta shpëtojnë.

Kohën  e fundit  jemi dëshmitarë të vdekjeve të fëmijëve në Klinikën e Pediatrisë në Shkup. Rasti i fundit ka ndodhur dit më parë ku në klinkën e lartë përmendur ka humbur jetën një vajzë 5 vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk është zbuluar.

Sipas informacioneve, tashmë e ndjera është hospitalizuar para dy jave, pasi është ankuar në dhimbje të forta koke. Ndërkaq shkak i vdekjes ka qenë – ndezje në tru.

Nga Klinika thonë se kanë bërë të gjitha përpjekjet, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë vajzën tek e cila është zhvilluar meningo – encefaliti. Gjithashtu nga Klinika për fëmijë thonë se stafi i ekspertëve të Pediatrisë në këtë Klinikë  mesatarisht trajtojnë 5000 deri 6000 fëmijë në muaj, me Dijagnoza nga të lehtat e deri te ato më të ndërlikuara e komplekse.
“Pjesa dërmuese e pacientëve trajtohen me sukses, ata vijnë në Klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa dalin nga Klinika të shëruar. Por jo çdo herë fati është në anën e mjekëve dhe inferimereve të cilët, edhe pse japin gjithë mundin e tyre profesional e njerëzorë që të shpëtojnë jetën e fëmijëve të vegjël, ndonjëherë me zemër të thyer detyrohen të japin lajmin e hidhur prindërve”, thonë nga Klinika. 

Kanë reaguar nga BDI nga ku   kërkojnë përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i klinikës pediatrike.

“Spitalet u shëndëruan në ferr për pacientët ku po vdesin foshnje çdo ditë, ndërsa Taravari shetit botën dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi.   VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari, reagojnë vetëm kur ju cënohet kumbaria me bossin e bixhozit në vend, përkrahësin e tyre më të madh. Gjithmonë kur Taravari është ministër i shëndetësisë, vdekja e pacientëve bëhet përditshmëri”, thonë nga BDI. 

Ndryshe, më 5 nëntor 2024, një vajzë 14 muajshe ka ndërruar jetë Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Ministri për shëndetësi, Arben Taravari, më 24 tetor vlerësoi se mjekët që kanë bërë lëshime mjekësore në rastin e vdekjes së foshnjës 14 mujore, duhet të dënohen apo të largohen nga vendet e tyre të punës. Sipas tij, Odës së Mjekëve i është propozuar marrja e përkohshme e licencave të punës.

Raporti i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar ka konfirmuar se para se të përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe të ndërronte jetë, foshnja 14 muajshe është dërguar disa herë për trajtim te mjeku amë dhe te klinika për Sëmundje të Fëmijëve, por vazhdimisht është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Për këto raste, akuza të forta dhe dorëheqje nga drejtori Rexhep Memedi dhe Ministri Arben Taravari kanë kërkuar eksponent të partive të ndryshme që veprojnë në RMV. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHA MEPSO: Përfundon modernizimi i fushës 110 kV në trafostacionin 400/110 kV Manastir 2

Story i radhës

Si do të zhvillohet përfaqësimi i drejtë? Minçev nuk është i njoftuar se çfarë do të parasheh ligji i ri

Të fundit nga

ShkoLartë