Për një jave, policia në Gjilan shqiptoi 740 gjoba

min lexim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, njofton se brenda një jave (10-16 qershor 2022), ka shqiptuar në total 740 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Sipas njoftimit, gjobat janë shqiptuar për mosrespektim të shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtim nën ndikimin e alkoolit, drejtim i mjetit pa patentë shofer, për mosmbajtjen e distancës, gjendjen jo të rregullt teknike të automjetit, skadim të afatit të regjistrimit, përdorim të telefonave mobilë, xhama të errët, mospërdorim i rripit etj.

Po ashtu, bëhet e ditur se në zonën e Gjilanit policia ka hetuar 18 aksidente trafiku brenda kësaj periudhe.

“15 aksidente me lëndime trupore dhe tri aksidente me dëme materiale, zero aksident me pasoja fatale në qytetin e Gjilanit”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

“Lokacioni i aksidenteve: zonë e përgjegjësisë NJRKRr: katër, zonë e përgjegjësisë St.policor Gjilan: 11, zonë e përgjegjësisë St.policor Novo Bërdë: një dhe zonë e përgjegjësisë St.policor Viti: dy”.

Gjatë kësaj jave janë konfiskuar 11 patentë shoferë nga vozitës të cilët kanë kryer kundërvajtje për të cilat parashihen masa mbrojtëse-ndalim drejtimi i automjetit për kohë të caktuar, prej tyre: nëntë për tejkalim në vijë të plotë, një për tejkalim në vijë të plotë vëzhgimi është bërë nga ekipi me Dron dhe fëmijë nën moshën 12 vjeçare në ulësen e përparme të mjetit.

“NJRKRr Gjilan ka vazhduar së implementuari Planin Operativ “Motoçikletat” në rrugët nacionale dhe gjatë kësaj jave janë shqiptuar 07 tiketa për drejtuesit e motoçikletave, prej tyre 03 tiketa pa regjistrim dhe 04 për mos bartje të helmetës nga drejtuesit e motoçikletave”.

“Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal apelojnë vozitësit të jenë maksimalisht të kujdesshëm duke respektuar rregullat dhe ligjin mbi trafikun rrugor, toleranca do të jetë zero për të gjitha kundërvajtjet, me të vetmin qëllim preventivë që mos të kem aksidente trafiku”.

“NJRKRr Gjilan ka bërë përcjelljen e marshit të biçikletave në relacionin: Llabjan-Novobërdë- Gjilan-Viti-fsh. Begracë ku ka mbaruar zona e përgjegjësisë së DRP Gjilan”.

“Po ashtu, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë dhe numrat kundestarë:192; 03850807590”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Më doli në shteg”- Kokalari reagon pas padisë së Këlliçit

Story i radhës

Bilall Kasami lavdërohet me punët e Teuta Arifit, “Rruga Lenin” është punë e Teutës (DOKUMENT)

Të fundit nga