Për herë të tretë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, diskutohet sërish në Bruksel

November 22, 2022
min lexim

Sot në Bruksel mblidhet sërish Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Europian ku në rend dite kanë diskutimin për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Në takim do të flitet për tekstin e rishikuar të Presidencës së Çekisë për çështjen e vizave të Kosovës.

“Propozimi për një Rregullore të Parlamentit Europian dhe të Këshillit që ndryshon Rregulloren (KE) Nr. 539/2001 që liston vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe ata shtetas të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë – (Kosova) Teksti i rishikuar i Presidencës”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të BE-së.

Kjo është hera e tretë që këtë muaj ky Grup Punues diskuton për vizat e Kosovës. Në takimet e mbajtura nuk pati qëndrim të unifikuar të shteteve, përveç se u përmend ndërlidhja e procesit të vizave me sistemin “ETIAS”.

Ndërkaq, pas takimit të dytë të Grupit Punues u raportua se dy shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, Spanja dhe Sllovakia, mund të jenë dy shtetet që kanë dhënë vërejtje e kanë kërkuar sqarime për liberalizimin e vizave për Kosovën në të ashtuquajturën procedurë të rregullt, duke e ndërprerë këtë procedurë dhe duke penguar që propozimi të marrë dritën e gjelbër.

Por, këtë e ka mohuar Sllovakia, e cila në një përgjigje për Gazetën Expresstha se në takimin e 10 nëntorit ka bërë një propozim për një pjesë të tekstit, por se ajo është e angazhuar në procesin përgatitor.

“Sllovakia ka ofruar një propozim-draft në kuadër të procesit të rregullt të draftimit në Këshill për të përmirësuar një pjesë specifike procedurale të tekstit. Në këtë mënyrë Sllovakia nuk ka thyer procedurën e heshtur apo të shkruar sepse nuk ka pasë një procedurë të tillë për ta thyer. Procesi përgatitor vazhdon nën drejtimin e Presidencës Çeke dhe Sllovakia do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive”, thuhet në përgjigje.

Për Gazetën Express gjithashtu ka folur edhe Spanja, por duke refuzuar që të zbulojë nga ky proces.

“Ne vetëm mund të themi se ne nuk mund të komentojmë negociatat në vazhdim”, thotë shkurt MPJ e Spanjës.

Derisa, shteti i Holandësmë në fund ka lëvizur nga qëndrimi skeptik për të përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën pas raportit të përditësuar të Komisionit Europian për Kosovën.

Në përgjigjen e fundit, Presidenca çeke ishte deklaruar për procesin e vizave, duke thënë se do të punojnë për t’i sqaruar hezitimet dhe vërejtjet e shteteve anëtare, por pa zbuluar se kush janë ato shtete.

“Negociatat vazhdojnë. Ne kemi marrë disa reagime përsëri në lidhje me propozimin, kështu që ka ende disa çështje që duhen sqaruar. Fatkeqësisht nuk mund të flas për shtetet anëtare konkrete dhe shqetësimet e tyre pasi kjo mund të ndikojë në përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rita Ora sjell poza provokuese në veshjen me stil nga pushimet në Francë

Story i radhës

Tërmeti në Indonezi, mes 252 të vdekurve edhe shumë fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë