Për herë të parë, Putin zbulon rezidencën e tij luksoze në qendër të Kremlinit – dalin pamjet

May 2, 2025
min lexim

Presidenti rus Vladimir Putin ka hapur publikisht dyert e rezidencës së tij private në Kremlin për herë të parë.

Në video Putin përshëndet propagandistin Pavel Zarubin përpara hyrjes së rezidencës e cila ndodhet në afërsi të zyrës së tij në Kremlin.

“Po, ky është një apartament. Siç mund ta shihni, nuk është larg”, tha Putin përpara se të ftonte Zarubin brenda.

Pamjet tregojnë një sallë luksoze me pasqyra me kornizë ari, llambadarë kristali dhe bimë ekzotike.

Një portret i carit Aleksandrit III është në tavolinë dhe hapësira është e dominuar nga divane.

Më poshtë, pranë dritares shihet një piano e bardhë, të cilën Putin tha se e luan rrallë.

Në një pamje paraprake të intervistës më të gjatë, e cila do të transmetohet në Rusi më 4 maj, Putin e çon një gazetar përmes një biblioteke me panele druri të errët, dy dhoma gjumi dhe madje edhe një kishëz.

Në mars të vitit 2023, Putin zbuloi në një emision televiziv se një pjesë e takimit të tij me presidentin kinez Xi Jinping u zhvillua pikërisht në këtë apartament.

“Ne patëm një drekë pune dhe më pas i sugjerova presidentit, si mik, që të transferoheshim në një dhomë tjetër. Këtu në Kremlin, kam një apartament ku kam qëndruar shpesh, kam punuar dhe kam kaluar natën muajt e fundit. U zhvendosëm atje dhe, pranë oxhakut folëm ngadalë për gjithçka”, tha Putin në atë kohë.

Ndryshe, pamjet e reja të dekorimit luksoz të apartamentit presidencial në Kremlin vijnë pas vitesh polemikash rreth pallatit të supozuar të Putinit me vlerë një miliard euro në një shkëmb buzë Detit të Zi në Gelendzhik.

Një ekip kërkimor i lidhur me Fondacionin Kundër Korrupsionit, i themeluar nga Alexei Navalny, ekspozoi për herë të parë ekzistencën e pallatit në vitin 2021, gjë që shkaktoi zemërim në publikun rus në atë kohë. Kremlini më pas pretendoi se pallati nuk i përkiste Putinit, por mikut të tij të fëmijërisë Arkady Rotenberg, i cili tha se po zhvillonte një hotel luksoz atje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Çmimet e Xbox në rritje, ndërsa tarifat shkaktojnë pasiguri ekonomike

Story i radhës

​Kujtimi i një masakre dhe shpresa për drejtësi

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë