Për herë të parë në 36 vjet, shitjet e vinylave tejkaluan ato të CD-ve

March 10, 2023
1 minut lexim

Për herë të parë që nga viti 1987, shitjet e vinyleve kanë tejkaluar shitjet e CD-ve në SHBA, sipas një raporti të ri nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA). Adhuruesit e muzikës blenë më shumë se 41 milionë disqe vinyl vitin e kaluar dhe 33 milionë CD.

Kjo është një rritje prej 3%, pasi në vitin 2021 shitjet e disqeve vinyl arritën në 40 milionë. Nga ana tjetër, shitjet e CD-ve ranë me 28%, pasi në vitin 2021 shitjet e tyre ishin 47 milionë.

Taylor Swift ishte artistja femër më e shitur e vinyleve të vitit 2022 në SHBA, duke shitur 945,000 kopje të albumit të saj Midnights, e ndjekur nga Harry Styles , i cili shiti 400,000 kopje të albumit të tij Harry’s House. Gjithashtu në top pesëshen janë SOUR e Olivia Rodrigo (263,000 kopje), Good Kid i Kendrick Lamar (254,000 kopje) dhe Rumors i Fleetwood Mac (243,000 kopje).

Por shërbimet e transmetimit të muzikës vazhduan të përbëjnë shumicën e të ardhurave në industrinë e muzikës në SHBA në vitin 2022. Abonimet me pagesë, shërbimet e mbështetura nga reklamat, radio dixhitale, platformat e mediave sociale kontribuojnë me 84% të të ardhurave totale në industrinë e muzikës, duke regjistruar një rritje prej 7% në vitin 2022, pra 13.3 miliardë dollarë krahasuar me vitin 2021 që përbënte 83% të të ardhurave. /abcnews.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Miftaraj: Paqja dhe siguria në veri duhet të mirëmbahen edhe me denoncimin e lajmeve të rreme

Story i radhës

Kina përshkallëzon retorikën armiqësore kundër Shteteve të Bashkuara

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë